Prokuroria nis hetimet për audiopërgjimin Biba-Bianku

Prokuroria nis hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi ku zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dërgohen nga kryeministri Rama në Strasburg për të shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë duket së është vënë në lëvizje edhe prokuroria shqiptare.

Nga burime mediatike mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi, ku pretendohet se nënkryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave,  reagoi edhe  kryetari i  PD Lulzim Basha.  Kreu i opozitës,  tha se ky  është një akt i mirëfilltë mafioz, ndërsa  kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?