FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Promocion i turizmit në gusht, Vasili ironizon Ramën: Kaq di, kaq bën

Artikujt e medieve të huaja për Shqipërinë, që i bëjnë reklamë turizmit në pikun e sezonit, për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, nuk është zgjedhje e duhur.

Petrit Vasili, në një reagim në rrjetin social facebook, shkruan se në të gjithë botën promocionet dhe panairet turistike bëhen gjatë gjithë vitit por në Shqipëri vetëm në muajin korrik-gusht. “Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit”,-shkruan Vasili.

Këtë promocion në gusht, në të dalë të sezonit, për Vasilin tregon edhe njëherë se “në krye të qeverisë është një kryeministër shkollëpakët”. Më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së, shton se ky lloj promocioni është një aksham pazar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?