Propozimi i ish-ministrit: Të rinegocojmë marrëveshjet për tregtinë

 Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaron se për të shpëtuar bujqësinë dhe prodhimin vendas, qeveria duhet të rinegociojë marrëveshjet për tregtinë me vendet e tjera. Ai propozon që Shqipëria të ndjekë të njëjtat politike si vendet e tjera, të cilat për të mos dëmtuar fermerët dhe biznesin vendas rrisin tarifat e importit për prodhimet e thuaja në periudha të ndryshme të vitit.

Deklarata e Edmond Panaritit:

Pa para dhe e shtypur nga importet, bujqësia po falimenton! Shqiperia duhet të rishikoje dhe rinegocioje marreveshjen e tregetise së lire të cilën e firmosi “qorrazi” në fund të viteve 90-të. Patjeter dhe sa më parë! Duke insistuar në aplikimin e masave “anti dumping” te parashikuara edhe nga CEFTA. Perndryshe prodhimet tona, të cilat nuk subvencionohen sic ben BE dhe Amerika do të kalben! Fermat do mbyllen dhe fshati do braktiset! Ja si vepron Zvicra për prodhimet e saj. Në Zvicer per 100 kg luleshtrydhe jashte sezonit, importuesit paguajne 3 franga, ama sapo fillon prodhimi vendas, tarifa shkon ne 510 franga. Dhe importi ndalet deri sa të shitet edhe kokrra e fundit e luleshtrydhes “Swiss Made”. Po keshtu qepa në Zvicer jashtë sezonit tarifohet 2,9 franga, por sapo del prodhimi vendas tarifa e importit shkon 126 franga kuintali. Zvicra aplikon edhe kuota për importin e mishit dhe produkteve të tjera nga jashtë. Keshtu brenda kuotes së caktuar të importit, 100 kg mish i importuar, tarifohet me 109 franga, ama po e kalove kuoten pergatitu të paguash plot 2910 franga kuintalin. A e ka nenshkruar Zvicra, marreveshjen e tregetise? Sigurisht që po! Por jo “qorrazi” si ne! Sepse asaj i dhimbset ferma dhe fshati i saj. Po kështu vepron edhe Gjermania e cila subvencionon me 280 euro çdo hektar toke bujqesore. Ndersa BE e subencionon në total bujqesine e saj me 60 miliard euro në vit, ndersa ne i japim asaj 2500 here më pak! Po qendruam ketu ku jemi me parate që i japim çdo vit bujqësisë dhe po lejuam shtypjen e saj nga konkurenca e pabarabarte e importeve, rrenimi i saj është i pandalshem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?