FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta, deputetja e LSI: Deri në rrëzimin e qeverisë Rama

Deptutetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, deklaron se Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë të gjatë, pasi tani qytetarët i kanë parë gabimet që ata kanë bërë. E ftuar në studion e ”Report Tv”, Mehmetaj sqaroi se vendimi për nisjen e protestave në vend nuk ishte vetëm i LSI-së por edhe i qytetarëve pasi vetë ata do të përcaktojnë edhe përmasat e këtyre protestave.

”Ne nuk do ndalemi me kaq, do vijojë me gjitha grupet e interesit. Do bëjmë protestë deri sa kjo qeveri të mos jetë më. E them me bindje se Rama dhe kjo qeveri nuk e kanë të gjatë. Populli është këtu, i ka sytë në ballë, dëgjon e shikon, ndaj dhe kjo nuk mund të tolerojë më”,theksoi deputetja e LSIs-ë.

E pyetur se pse LSI mban një qëndrim të ashpër ndaj ndërkombëtarëve, Mehmtaj u shpreh se kryetarja e LSI-së, nuk ka mbajtur qëndrime të ashpëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk di që Kryemadhi të ketë mbajtur qëndrime të ashpra ndaj ndërkombëtarëve. Qëndrimet e kolegëve nuk mund t’i komentoj. Ndërkombëtarët janë në Shqipëri për të kryer funksione, por pasojat i vuajmë ne, për sa kohë kemi një qeverisje të papërgjegjshme. Roli i ndërkombëtarëve duhet të ishte më i qartë. Qëndrimi i LSI është që duhet të jemi ne që garantojmë të ardhmen dhe zgjidhet nuk mund t’i presim nga jashtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?