FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta dhe bojkot? Paloka: Opsionet janë të hapura, vendosin forumet

Ende nuk ka vendimmarrje nga ana e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të zhvillohet aksioni opozitarë me sesion e ri parlamentar, duke ja lënë vendimmarrjen forumeve drejtuese.

Nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka tha se parlamenti e ka humbur legjitimitetin, dhe marrëdhëniet me të nuk mund të jenë normale, ndaj opsion të hapur la bojkotin por dhe djegien e mandateve.

PalokaDuke filluar që nga djegia e mandateve. Qëndrimi në sallën e Parlamentit, por një qëndrim që praktikisht nuk do të lejonte zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimitetin. Dhe një variant që është përdorur disa herë nga opozita, por që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm që është bojkoti. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka përpjekje për ti  faturuar opozitës bllokimin e  reformës ne drejtësi, tha  Paloka, por  siç argumentoi, është kryeministri ai që e shkatërroi reformën.

Swiss Digital Mobile Reklama

PalokaËshtë Edi Rama i cili i ka vënë shkelmin gjitha reformave në Shqipëri. Ajo proteste ishte dhe mbrojtje e reformës në drejtësi.

Edi Paloka, nuk komentoi  qëndrimet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin për protestën,  garantoj se  Partia Demokratike ka marrëdhënie në nivele të larta  me ndërkombëtaret , ndërsa paralajmëroi  rezultate konkrete.

PalokaPD i mban marrëdhëniet me organet qendrore qoftë politike të shteteve, qoftë të organizmave ndërkombëtare. Ne nuk komentojnë qëndrime ambasadash. Ju garantoj që marrëdhëniet tona ndërkombëtare janë në kulmin e tyre dhe rezultatet shpejt do të jenë të prekshme.  

Paloka komentoi  procedimin penal, që i është bërë nga Policia e Shtetit  për shkak te protestës të disa ditëve më parë

PalokaJanë ata drejtues policie që kanë dalë me emra nga përgjimet e antimafies italiane si njerëz që kanë drejtuar fushatën e trafikut të drogës në Shqipërisë. 

Qytetaret duhet të marrin ne dore fatin e tyre tha, nënkryetari i partisë demokratike,  pasi sipas tij  tashme kryeministri Edi Rama nuk njeh ligje dhe Kushtetutë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?