Protesta e 8 qershorit, Basha tregon çfarë kërkon opozita

Përmes një albumi me foto nga protesta e 2 qershorit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se dje bashkimi popullor ndërtoi asamblenë më madhështore.

”Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira”,-shkruan Basha në facebook.

Në facebook, Basha shkruan edhe më tej se më 8 qershor, shqiptarët dhe opozita do të kërkojnë: ”Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ne nuk hedhim asnjë hap pas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Kreut të PD-së, Lulzim Basha

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira. Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Ne nuk hedhim asnjë hap pas!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?