FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e opozitës, Alibeaj: E sigurtë, do jetë më shumë se 8 të parat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur për risinë që do të sillte protesta e 9 kombëtare e opozitës, u shpreh i bindur se do të jetë më e madhe se 8 të parat.

Arsyeja pse sipas Alibeajt do të jetë më e madhe është sepse durimi e ka një fund sepse masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet.

Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se në këto 8 herë që është bërë protestë kombëtare dhe shumë e shumë protesta të tjera lokale, që jo gjithmon e zënë hapësirën televizive, por gjithsesi janë shqiptarët që në atë të voglën e tyre të ndodhur para këtij presioni që vjen prej së shkuarës, të cilët e kanë hequr lëkurën e tyre kanë reaguar. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Besoj që e para ka qenë shumë e rëndësishme, e dyta shumë herë më e rëndësishme, e sigurtë që e 8-ta ka qenë më e rëndësishme, më të karikuar sesa 7 të parta. E 9 do jetë sigurisht më tepër sesa 8 të parat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Durimi e ka një fund sepse edhe masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet, edhe ndjeshmëria e kryeministrit duket se ka arritur në minimumet e veta historike. 

Pres që shqiptarët nën dritën e atyre që kanë ndodhur këto ditë, edhennë sjelljen e pandjeshme të kryeministrit, të jenë më të shumtë në numër, pa asnjë lloj dallimi, më të vendosur dhe më qëndrestarë për ta larguar këtë lloj regjimi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?