Protesta e opozitës, Balla këshillon demokratin: Vëlla, mos i hip nesër atij furgoni që…
I ndodhur në Peqin në një bashkëbisedim me banorët e njësisë Gjocaj, deputeti i PS-së, Taulant Balla ka këshilluar një demokrat të mos shkonte në protestën e opozitës. Sipas tij hallet e këtij qytetari ndryshojnë nga ato të drejtuesve të PD-së. “Ti je demokrat? Hallall ta bëftë zoti që ke ardh në takim me PS, mos u shpërdoro nesër, mos hip tek furgoni që shkon në Tiranë. Nuk të bën nder as ty as familjes tënde, se halli jot është ndryshe nga halli i Lulit e Saliut. Ti s’ke probleme me drejtësinë vëlla”,- tha Balla. Duke folur për negociatat me opozotën, e cila ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, Balla u shpreh se: “Ne iu ofruam gjithçka, por ata kanë një hall që si ndihmojmë dot. Si thoni ju? Ata thonë të mos e bëjmë vettingun. Ikën nga parlamenti ditën që do fillonin procedurat për të bërë vettingun”, u shpreh Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

