FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e opozitës vazhdon jashtë Kuvendit

Pas përfundimit të seancës plenare mes thirrjeve në kor të opozitës “hajdut kriminel”, deputetet e opozitës nuk janë larguar nga hyrja e Kuvendit. Rama kishte paralajmëruar se do të fliste për mediat, por opozita vijoi thirrjet. Pas disa minutash, Rama vendosi që të largohej pa dhënë asnjë prononcim.

Kryemadhi dhe Paloka e cilësuan si frikacak, ndërsa e paralajmëruan kryeministrin se “E patë Ramën, që priti për të folur për të bërë trimin, por iku si frikacaku. Kështu do të vijojë aksioni” tha Paloka.  Në hyrje të Kuvendit po qëndrojnë vetëm deputetët e opozitës, pasi Basha është larguar në drejtim të selisë. Ende nuk dihet strategjia e opozitës, se edhe për sa minuta do të vijojë që të qëndrojë në hyrje të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?