FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e PD, Çollaku: Do të jetë paqësore. Të hapur për diskutimin e paketës McAllister

“Protesta e PD do jetë paqësore dhe qytetare, nuk do ketë incidente, i vetmi rrezik do jetë provokimi ndaj protestuesve”.

Kështu është shprehur Kreshnik Çollaku, drejtues i departamentit për politikën e jashtme në PD, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv.

Çollaku  ishte i ftuar për të komentuar mbi protestën e Partisë Demokratike, pritshmëritë e protestës, dhe çadrës së opozitës e ngritur përballë kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me protestën Çollaku deklaroi se do jenë paqësore dhe pritshmëria është, që protesta të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

E madhe ishte edhe ajo por pritshmëritë janë të jetë më e madhe se 18 shkurti. Do jetë madhështore, paqësore, ne do shkojmë me familjet tona. Zoti Basha i pari pastaj të gjithë do i marrin familjet, unë do marr djalin por besoj do jenë edhe të tjerët. Nga ana jonë nuk ka incidente. Shpresoj që të mos provokohet protesta, qoftë duke bllokuar qytetarët të vijnë, apo të implikohen njerëz brenda turmës për provokime. Ka qytetar që kanë ardhur që mbrëmë por ka një shtim të mënyrës së presionit, por me mirëkuptim i drejtohem çdo funksionari të policisë respektoni ligjin. Çdo provokim nga policia do të izolohet dhe do të bllokohet, kemi marrë çdo masë për të izoluar çdo lloj provokatori dhe më pas për ti dhënë përgjegjësinë. I vetmi rrezik është provokimi ndaj protestës nga to me uniformë apo edhe ata pa uniformë”, tha Çollaku.

Drejtuesi i departamentit për politikën e jashtme gjithashtu komentoi dhe mbi zërat për mbylljen e çadrës në kuadër të deklaratave të Bashës që nesër do instalohet Republika e Re.

“Lajmi për mbylljen ka qenë spekulativ, çadra do të mbyllet kur të plotësohen kushtet që opozita ka vendosur deri në plotësimin e kërkesave. Nesër do ketë ngjarje ku do merren vendime të rëndësishme në atë shesh”, tha Çollaku.

Për sa i përket ngërçit politik Çollaku deklaroi: “ Shpresojmë që të zgjidhet me dialog, jemi në çdo orë për tu angazhuar në dialog serioz, ishte kryeministri Rama që i mbylli, nuk ishim ne, edhe Kavaja ishte një afat që duhet respektuar por që nuk u respektua. Paketën nuk e pranuam pasi nuk është i besueshëm, një herë e pranoi më pas nuk e pranoi”.

Së fundmi Çollaku komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarë dhe deklaratave të opozitës.

“Nuk po e injorojmë  faktorin ndërkombëtar,  i konsiderojmë miq”, tha Çollaku.

Të hapur për diskutimin e paketës McAllister

“Parimet që ofroi paketa McAllister janë parime të mira, mbi të cilat ka hapësira për tu diskutuar, ka parime të vlefshme mbi të cilat mund të diskutojmë. Vendimi ynë është që pa një qeveri teknike, quajeni dhe të besimit, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të mbahen. Paketa McAllister ofron mundësinë për të shkuar për të shkuar tek një qeveri besimi pra është i hapur diskutimi rreth asaj dhe le të zhvillohet, por në momentin që luhet kjo tango duhen dy veta dhe është e pamundur që ta luajë vetëm opozita”, tha Çollaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?