Protesta e Unazës së Re. Nora Malaj: Sot po shfaqet një luftë civile

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj e pranishme në protestën e Unazës së Re deklaroi se qeveria po tregon sjellje përçarëse ndaj shqiptarëve duke i ndarë ata. Në fjalimin e saj, deputetja e LSI shtoi se “sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit. Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë”.

Fjala e deputetes së LSI-së, Nora Malaj në protestën e banorëve të Unazës së Re

“Sot jemi këtu në mbështetje të banorëve të zonës të cilët më shumë se sa kurrë, sot i kërkojnë Qeverisë që të ketë veshë të dëgjojë, të ketë sy të shikojë dhe të kuptojë që kur gratë tundin djepin ato e lëkundin edhe shtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë, në mënyre që shqiptarët të mos quhen emigrantë që jetojnë në shtetin e tyre.  Sot ka ardhur momenti që çdo taksapaguesi në Jug dhe në Veri, t’i shpërblehet e drejta e tyre, e drejta e shtëpisë dhe e drejta e ekzistencës së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ka ardhur momenti që të mos tallemi as me Rrugën e Kombit, as me qytetarët që jetojnë në Tiranë, as me ata që e duan këtë vend dhe janë qytetarë që punojnë dhe vlerësojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi të gjithë këtu sot për t’i mbështetur këta banorë. Dhe nuk duam ta politizojmë këtë kauzë, por duam t`i tregojmë qeverisë që qeveria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve. Nëse e duan popullin, të vijnë këtu, të ulen me ta, ta zgjidhi sa nuk është vonë se kjo nuk është beteja e tyre, por kjo është beteja e gjithë shqiptarëve nga jugu në veri pasi Tirana është e shqiptarëve, Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e mercenarëve.

Sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit. Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?