Protesta, Mediu: Duhet të kapitalizohet, qytetarët kërkojnë ndryshim…
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se protesta e 27 janarit ishte një zgjim i ndërgjegjes qyetare, një pjesëmarrje e jashtëzakonshme që tregoi se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të manipuluara.
“Protesta tregoi një ndarje të kësaj qeverie me qytetarët. Qeveria është minorancë, ndërsa qytetarët duan ndryshimin në vend.
Ishte qartësisht një sjellje jo vetëm qytetare, por edhe opozitare dinjitoze. Treguam se kemi një qytetari të jashtëzakonshme, kjo nuk ishte e lehtë, pasi të mbash në kontroll qytetarë të dëshpëruar është mjaft e vështirë, megjithatë ia dolëm”, tha Mediu pwr abcnews.
Kreu republikan tha se ky moment duhet të kapitalizohet nga opozita.
“Kemi një shoqëri që është bërë apatike për shumë arsye. E keqja më e madhe që i kanoset Shqipërisë është largimi i shqiptarëve, të rinjve dhe të rejave, intelektualëve etj”, tha Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

