Protesta në foto, Basha jep mesazhin: 30 qershori ra!
“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”,këshu e nis mesazhin kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka pulbikuar fotoalbumin nga protesta e 8 qershorit. Basha thotë se 30 qershori ra dhe se beteja e opozitës do të vijojë. “Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan! Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”,-shkruan Basha në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

