FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta në Shkozë, Edi Ramës i bllokojnë rrugën për në shtëpi

Një grup qytetarësh që protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës bllokuan sot urën e Shkozës. Ata kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, që ka planifikuar të ndërtojë një rrugë të re përmes lagjes së tyre. Janë gjithsej 153 shtëpi që preken nga projekti i Bashkisë, por banorët thonë se nuk janë kundër projektit. Ato i druhen shpronësimit të padrejtë të pronave të tyre, pasi asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nuk i sqaron për dëmshpërblimet që do të marrin nga prishja e shtëpive.

Rruga që kanë bllokuar banorët e Shkozës është ajo ku kalon çdo ditë Edi Rama për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. Banorët thonë se nuk do ta zhbllokojnë rrugën deri kur të marrin një reagim nga Bashkia. Edhe nëse ndodh kështu, Edi Rama nuk do të qëndrojë jashtë sot, por do t’i duhet të kalojë nga Fresku, në rrugën e Linzës për të shkuar në shtëpinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?