Protestuesit në Sri Lanka jashtë kontrollit, i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit dhe e detyrojnë të dorëhiqet
Situata e rritjes së çmimeve duket se ka acaruar protestuesit në Sri Lanka, pasi kanë sulmuar sot shtëpinë e kryeministrit dhe i kanë vënë zjarrin, disa orë pasi kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen kur të formohej një qeveri e re me dakordësinë e të gjitha partive politike në vend.
Sot, në ditën më të madhe të demostratave protestuesit sulmuan shtëpinë dhe zyrën e presidentit.
Në videot e publikuara në mediat sociale, dallohet tymi në qiell ndërsa flakët pushtojnë godinën.
Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha se protestuesit u futën me forcë në shtëpinë e tij në Colombo të shtunën në mbrëmje.
Nuk është e qartë nëse kryeministri ishte brenda në momentin e sulmit. Ai tha më herët se do të japë dorëheqjen vetëm kur të gjitha palët të kenë rënë dakord për një qeveri të re.
Po ashtu protestuesit sulmuan edhe pallatin presidencial, ndërsa presidenti zotohet të japë dorëheqjen këtë fundjavë pas disa ditësh demonstratash kundër rritjes së kostos së jetesës.

VOA: Presidenti i Sri Lankës njofton dorëheqjen mes protestave
Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa njoftoi se do të largohet nga detyra më 13 korrik, tha të shtunën kryetari i parlamentit të vendit, vetëm disa orë pasi protestuesit hynë në rezidencën presidenciale.
Kryetari i parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena, tha në një deklaratë video, se Rajapaksa e ka informuar se do të largohet nga posti të mërkurën.
“Vendimi për të dhënë dorëheqjen më 13 korrik u mor për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit,” tha zoti Abeywardena. “Prandaj kërkoj nga publiku që të respektojë ligjin dhe të ruajë paqen”.
Njoftimi erdhi pas një përshkallëzimi dramatik të protestave antiqeveritare në muajt e fundit shkaktuar nga kriza e rëndë ekonomike në Sri Lanka.
Lajmi për vendimin e presidentit u përshëndet me fishekzjarre festive në Colombo.
Edhe kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe shprehu gatishmërinë të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie shumëpartiake, tha zyra e tij në një deklaratë
Ushtarët dhe policia nuk arritën të frenonin një turmë protestuesish që brohoritnin duke kërkuar dorëheqjen e zotit Rajapaksa dhe duke e fajësuar atë për krizën më të rëndë ekonomike të vendit prej shtatë dekadash.
As presidenti Rajapaksa as kryeministri Wickremesinghe nuk ishin në rezidencat e tyre kur ato u sulmuan.
Pamjet në stacionet lokale të lajmeve tregonin flakë dhe tym që dilnin nga rezidenca private e zotit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombos. Zyra e tij tha se protestuesit ishin shkaktarë për zjarrin.
Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për të lënduar nga flakët. Kryeministri është zhvendosur në një vend të sigurt, tha një burim qeveritar për agjencinë Reuters.
Zoti Rajapaksa u largua nga rezidenca zyrtare të premten si masë paraprake sigurie përpara demonstratës së planifikuar të fundjavës, thanë dy burime të ministrisë së mbrojtjes. Agjencia Reuters nuk mundi të konfirmonte menjëherë vendndodhjen e presidentit.
Të paktën 39 persona, përfshirë dy oficerë policie, u plagosën dhe u shtruan në spital gjatë protestave, thanë burimet spitalore për Reuters.
Sri Lankan PM Ranil Wickremesinghe’s residence set on fire!#SriLanka #SriLankaCrisis #SriLankaProtests #GoHomeGota #GotabayaRajapaksa #RanilWickremesinghe #BREAKING pic.twitter.com/hM0Qkf1jqz
— Deepti Sachdeva (@DeeptiSachdeva_) July 9, 2022
KOHA JONË SONDAZH

