Protestuesit rrethojnë Policinë e Tiranës, reagon ministri Lleshaj
Pas rrethimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga protestuesit e opozitës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Twitter, ai fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.
Reagimi i ministrit Lleshaj
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në twitter:
Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.
Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.
Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH ?????
KOHA JONË SONDAZH

