Protestuesit zhvendosen nga parlamenti tek Policia e Tiranës
Protesta e opozites para parlamentit vijon prej ores 10:00. Disa herë protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor por s’u lejuan nga policia. E cila forcoi dhe kordonin policor. Me pas protestuesit u ulen kembekryq per gati nje ore dhe rreth orës 13: 29 minuta ata u ngriten dhe po zhvendosen.
Nuk dihet se ku po shkojnë por disa gazetarë thonë se i janë drejtuar godinës së policisë.
Protesta e sotme minutë pas minute
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1225313097620694/
Ora 12:28 Protestuesit jane ulur kembekryq para parlamentit
Ora 12: 07 Serish protestuesit po tentojne te çajnë kordonin policor i cili nuk lejon protestuesit të përparojnë drejt Kuvendit. Policia ende nuk ka perdorur gazin lotsjelles por po mundohen te mbajne nen kontroll protestuesit vetëm duke i shtyrë për të mos i lejuar të përparojnë.
Disa metra më tutje ndodhet dhe një kordon tjetër policor me skafandra dhe gati për të ndërhyrë. Protesta ka nisur në orën 10:00.
Nga ana tjeter protestuesit qëllojnë me kapsolla dhe me tymuese.
Ora 11:58 Policia paralajmëron: Në rast se për 5 minuta nuk merren masa për të mos hedhur kapsollat policia do të ndërhyjë për të shpërndarë protesutesit informon gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi.
Ora 11:50 Kryetari i LSI-se Monika Kryemadhi tha se nuk do te kete kthim pas
Kryemadhi gjatë fjalës së saj tha se nuk do bëjnë asnjë hap pas: “Burg më të keq se varfëria nuk ka. Prandaj asnjëri nga ne nuk ka se çfarë të humbasë përveç zinxhirëve të varfërisë. Ne e kemi thënë asnjë hap pas dhe më të vërtetë nuk ka asnjë hap pas. Ne do ecim drejt dhe asnjë njeri nuk na ndalon në rrugën tonë. Do vazhdojmë misionin për të rikthyer vlerat që na grabiti Edi Rama. Sot më shumë se kurrë jemi të vendosur për të ecur përpara dhe për të mos u ndaluar. Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërisë, Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo që janë. Besoni në Zot sepse vetëm kështu Zoti do na japë mundësin për ta kthyer Shqipërisë aty ku duhet, aty ku e meriton.
Menjëherë pas mbarimit të fjalës së Kryemadhit, protestuesit u përplasën sërisht me policinë, duke tentuar të hyjnë në Kuvend.
Ora 11: 54 Herë pas here situata tensionohet para parlamentit. Ka përplasje mes protestuesve dhe policicë. Policët vendosën maska gaz lotsjellës por ende nuk është përdorur gazi lotsjellës. Nga ana tjetër protestuesit po hedhin shashka dhe tymues.e
Nje tjeter kordon policor me skanfandra ka ardhur per perforcim.
11: 13: Protestuesit serish tentojne te cajne kordonin policor.
Ora 10: 56 Protestuesit përpiqen të çajnë kordonin policor para parlamentit.
Disa herë protestuesit tentuan të çajnë kordonin dhe thërrasin: Rama ik!
Gjatë gjithë kohës ka pasur hedhje të kapsollave drejt policise. Nderkohe policia i bën thirrje me megafon të mbajnë nën kontroll protestuesit.
Ora 10: 51 Tensionet situata para parlamentit. Ka përplasje
Ora 10: 33 Policia thirrje me megafon Gazmend Bardhin
Policia thërret me megafon Gazmend Bardhin i kërkon që të marrë masa për të larguar nga protesta personat me maska. ” I nderuar Zoti Bardhi, ne mes te protestuesve ka persona që mbajnë maska, si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi.”
Para kuvendit mberrin dhe Berisha.
10:00: Bejne betimin tre deputetet e rinj. Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Eneda Koçiraj.
09:45 Ralf Gjoni goditet me bojë të kuqe në trup dhe në fytyrë. Para betimit Gjoni ben nje deklaratë për AI dhe AJO që e porositën
9:40-Protestës ia janë bashkua edhe banorët e Astirit, të cilët u përplasen me forcat e policisë në hyrje të pedonales.
Ata shoqërohen nga ish deputeti demokrat Klevis Balliu.
Policia kordon rreth Parlamentit
Protesta është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë para Parlamentit.
Që në mëngjes policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.
Betimi i tre deputetëve të rinj
Deputetët mbërritën në Kuvend një orë më herët. Në seancën e sotme parlamentare pritet të betohen tre deputet e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni në Qarkun e Tiranës, Nimet Musai në Qarkun Fierit dhe Enda Koçiraj në Qarkun e Vlorës, duke e çuar numrin e e ligjvënësve të rinj në 14 në kuvend.
Gjithsej sot në Kuvendin e Shqipërisë ndodhen 96 deputetë.
Nisen protestuesit nga rrethet
Mbështetësit e PD dhe LSI ndryshe nga herët e tjera u nisën drejt Tiranës me automjetet e tyre personale, që në orët e para të mëngjesit.
Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.
Një ditë më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ishtë gati të hiqte dorë nga mandati i presidentit për të zgjidhur krizën aktuale politike si dhe të mos lejonte instalimin e një junte ushtarake.
KOHA JONË SONDAZH

