”Provokim”? Edi Rama në New York tregon se: Unë dhe Luli jemi në një parti (FOTO)
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhen në SHBA-ja për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Por mesa duket, kohën e lirë pas mbedhjes, ata e shfrytëzuan për tu takuar me shqiptarët e Nju Jorkut. Por, pas takimit Rama dhe Bushati kanë dalë dhe kanë takuar në rrugë shqiptarë që jetojnë atje.
Njëri prej tyre, Edmond Sokoli tregoi edhe bisedën me Ramën dhe Bushatin.
Ai postoi foto në facebook, ku shkruan se: With “Timonerin” with his friend. ✌️✌️???? “Jo me thënë të drejtën unë s’deshta me ba foto. I thash s’jam me ty ,jam me PD. Po më tha ec mor burr se ne e PD një parti jena ,biles tha unë them se Luli asht shume çun i mirë. kur me tha kështu s’pata ka me ja mbajt”,-shkruan Sokoli në facebook. Ndërsa për bisedën me Bushatin ai shkruan: “I merzitun ishte ai shume ,4 vjet minister ,ma shume ne kryeqytete te botes tha i kam kalu se ne shpi teme,menova se pshtova ,vec kur me tha Edi ,hajt Ditmir edhe 4 vjet do durosh ske ca ban, smujta me ja prish tha”.

KOHA JONË SONDAZH

