“Prurjet e reja” tek lista e PD-së, nga vajza e Azem Hajdarit, Vali Duka dhe psikologia Pampuri

Partia Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 25 qershorit, me një ekip të ri. 24 deputetët e grupit parlamentar, janë zëvëndësuar me listën e prurjeve të reja, që është bërë mga rrethi i ri i të besuarave të Lulzim Bashës. Në listën e re, janë emra që nuk kanë qenë pjesë e politikës në poste por mbështetës të PD-së.

Në listën për qarkun e Tiranës, në vend të parë qëndron Basha dhe pas tij, renditen plot 5 kandidate femra, që nga psikologia Pampuri, vajza e Azem Hajdarit, Grida Duma, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku.

Lista për qarkun e Tiranës, e paraprin vetë kreu i PD-së, Lulzim Bash. E dyta në listën e Tiranës, është edhe Oriola Pampuri, një emër i panjohur në skenën politike por e njohur në fushën e psikologjisë. Ajo është doktore shkencash, Lektore në Universitetin Europian të Tiranës, pjesë e Departamentit të Edukimit, në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

E treta në listën fituese është dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, e rikthyer nga SHBA-ja para pak muajsh, tashmë do jetë deputetja më e re e PD-së. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma do të garojë e katërta në listën e Qarkut të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, pjesë e listës fituese është ish-shefi i shtabit, Xhemal Gjunkshi. Pjesë e listës në Tiranë rezultojnë edhe Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti dhe Besnik Fucia.

Listës së prurjeve të reja është dhe Vullnet Topalli, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në Shkodër, përpos Romeo Gurakuqi, në listë rezultojnë edhe Izmira Ulqinaku dhe Lorenc Luka.  Ndërkaq spikat edhe pedagogia e historiania e njohur Valentina Duka, në qarkun e Korcës.

Disa prej emrave të rinj të PD-së:

Rudina Hajdari

Romeo Gurakuqi

Grida Duma

Oriola Pampuri

Xhemal Gjunkshi

Flamur Hoxha,

Fatbardh Plaku

Dorjan Teliti

Besnik Fuçia

Vullnet Topalli

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Valentina Duka

Fitim Zekthi

Nada Krypa

Agron Shehaj

Nada Mecorapja

Olsi Cuko

Luljeta Sejko

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?