PS “braktis” selinë rozë, mbledhjet e grupit në Kryesinë e Kuvendit, me marrëveshje Qeveri-PS

Partia Socialiste mbledh sot në orën 09:00 grupiN parlamentar, poR jo në selinë rozë.

PS-ja do ta mbledhë nga sot grupin në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se grupi është më i madh dhe kërkohej një hapsirë e përshtatshme.

Një tjetër ndryshim është ai i ditës. Ndërsa gjatë mandatit të shkuar ishim mësuar që të majtët të mblidheshin të hënave, mbledhjet janë zhvendosur të martave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq mësohet se vetëm pak minuta para se të drejtojë këtë mbledhje, kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim kokë më kokë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Takimit me ta pritet t’i bashkohet edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në ambientet e kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marreveshja

Sakaq mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste nisi me prezantimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe ministrave.

Ndërsa marrëveshja pritet të prezantohet e plotë sot tek deputetët, gazetarja Marsela Karapaço zbardh për BalkanWeb disa prej pikave të kësaj marrëveshje, që në thelb ka për qëllim llogaridhënien e ministrave tek deputetët dhe baza.

Në bazë të kësaj marrëveshje, deputeti i çdo zone është i detyruar që një herë në muaj të shkojë pranë qarkut që përfaqëson dhe të dëgjojë nga afar shqetësimet e bazës. Po ashtu këtë ritual do ta ndjekë edhe çdo ministër, 1 herë në vit.

Koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes është zgjedhur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje vihet në zbatim edhe ideja e bashkëqeverisjes me qytetarët e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

“Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë, grupit dhe PS, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip. Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi qeverisëse si asnjëherë më parë. Lidershipi i grupit, nuk është formal, por është pjesë e ekipit qeverisës dhe po ashtu me detyra të përcaktuara për çdo nënkryetar grupi për të garantuar sinergji. Jemi një parti. Jemi një fuqi. Nuk jemi të ndarë në shtresa. Shtresa e lartë në qeveri, shtresa e mesme në kuvend dhe shtresa e ulët, atje larg për të cilët kujtohemi vetëm kur ka zgjedhje” pati deklaruar më herët Rama.

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?