PS dhe qeveria bëhen një. Kreu i grupit, Balla, pjesë e ekipit qeverisës
Partia Socialiste dhe qeveria do të lidhen bashkë nga një marrëveshje mirëkuptimi.
Marrëveveshja do të firmoset mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar ndërmjet kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Edi Rama: Është një marrëveshje që sanksionon rregullat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes qeverisë grupit parlamentar dhe PS-së, si tre pjesë të pandashme të të njëjtit ekip qeverisës.
Marrëveshja përmban gjithçka na duhet për të pasur një fuqi qeverisëse dhe një fuqi komunikuese me publikun si asnjëherë më parë. Është një dokument i gjatë por nuk ka ujë brenda, sepse gjithçka që përmblidhet në të është e nevojshme”
Në mbledhjen e grupit Rama deklaroi dhe dy risitë e reja.
Saimir Tahiri do të Koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen. Ndërsa lidershipi i grupit nuk është formal por është pjesë e ekipit qeverisës
Një herë ne vit mbledhja e qeverisë do të spostohet në çdo qark
Dy elementë të kësaj marrëveshjeje janë:
1- Qeveria gjatë një viti politik, një sesioni parlamentar, do të mblidhet nga një herë në çdo qark. Nuk është mbledhje simbolike por për tu spostuar në çdo qark një herë në vit dhe për të qëndruar atje më shumë sesa të jetë mbledhja dhe për të kaluar kohë dhe punuar së bashku me ekipin e deputetëve. Do të thirren në dëgjesa drejtuesit e institucioneve, si dhe do të organizohen takime me komunitetin. Do bëhen takime me pushtetin vendor.
2- Përveç takimeve të qeverisë çdo ministër gjatë vitit parlamentar duhet të spostohet dhe të qëndrojë një herë në muaj në një qark.
Marreveshja do i shperndahet dhe deputeteve
Marrëveshja do i shpërndahet të gjithë deputetëve që do të nënshkruajnë marrjen në dijeni për të.
“Marrëveshja vendos gjithkënd në pozicionin e vet në raport me të drejtat por mbi të gjitha detyrimet ndaj grupit, qeverisë, si detyrime ndaj atyre që na kanë zgjedhur” sqaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

