FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Këshilli me dy raporte në Kuvend

Ka përfunduar në orën 18:00 mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit, për imunitetin e ish-ministrit Saimir Tahiri.  Këshilli shqyrtoi provat e organit të akuzës lidhur me ish-ministrin.

Këshilli nuk ka arritur konsensus mes mazhorancës dhe opozitës për të dalë me një qëndrim të përbashkët. Në seancë do të ketë dy raporte.

PS i qëndron vendimit për të mos dhënë autorizim për arrestimin e Tahirit, duke kërkuar vetëm që të hetohet. Ndërkohë që PD dhe LSI kërkua që të miratohej kërkesa e Prokurorisë për t’i hapur rrugë hetimit dhe të vërtetuar akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nasip Naço, deputet i LSI tha se “në Kuvend do të shkojnë dy raporte, nga PS dhe nga PD. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë Fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi”

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se “PS votuan kundër dhënies së autorizimit për arrest, ata janë kapur nga krimi e mafia”. Ndërsa deputeti tjetër i PD, anëtar i Këshillit, Gent Strazimi tha se “nuk është korrekte që të ndahet kërkesa e Prokurorisë. Këta të PS vendosën që ligjërisht thuhet që nuk është ky Saimiri që kërkohet nga Guardia di Finanza. Por edhe nëse është ai kjo është kërkesë politike”.

Deputeti i PS, Ylsi Manja tha se ne të PS “do t’i japim gjithë mbështetjen prokurorisë. Vetë Tahiri tha se është në dispozicion të Prokurorisë sa herë që ta thërrasin”.

Seancën e sotme, Prokuroria ka paraqitur prova të reja në ngarkim të çështjes “Habilaj”, ku sipas organit të akuzës rezulton i implikuar edhe deputeti i socialist. Mbledhja e kësaj të shtune vijoi diskutimet për rreth tre orë pa ndërprerje, ndërsa përfaqësuesit e prokurorisë, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani, informuan anëtarët e Këshillit të Mandateve për provën e re që ka të bëjë më dëshminë e një efektivi të Policisë së Shtetit. Sipas organit të akuzës, kjo dëshmi implikon Tahirin në përfshirjen e tij në dosjen Habilaj, bashkë me provat e tjera të dala nga përgjimet.

ÇËSHTJA “TAHIRI”

Basha: Çfarë provash doni më?

Rama: Lulzim unë dua drejtësi, ti karrigen

Kryemadhi: Rama do tërhiqet. Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme

Zagani: Do vijë të dëshmojë kundër Tahirit

Balla: PS po bënë çdo gjë për drejtësinë ndaj Tahirit

LSI: Sot vendoset, luftë ndaj drogës, ose qeveri e drogës

“PS ka tepsinë, si mund t’ua burgos Tahirin opozita që s’ka asgjë në dorë?”  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?