PS ndan postet, ja sa komisione i lë opozitës në Kuvend

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, është mësuar edhe roli i opozitës në kuvend. Nënkryetari i grupit të PS-së Taulant Balla ka bërë publike ndarjen e posteve në Kuvend për maxhorancën dhe opozitën. Sipas Ballës, PS do t’i rekomandojë Kuvendit: kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit nga PS dhe një nga opozita.

“Një ndryshim të madh do të ketë në mënyrën e drejtimit të Kuvendit të ri. PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD. Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Median, Shëndetësisë dhe Integrimin do të propozojmë që t’i drejtojë opozita”, deklaroi Balla.

Byroja e Kuvendit: Kryetari nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita

Swiss Digital Desktop Reklama

Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Rregullores: 5 me 5

Këshilli për Legjislacionin: 5 me 5

Komisionet për opozitën

Mediat

Shëndetësia

Integrimi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?