PS ndan postet. Sa komisione i lë opozitës në Kuvend

Asambleja e Partisë Socialiste, e mbledhur sot për prezantimin e qeverisë së re, ka zbuluar edhe rolin e opozitës në Kuvend. Nënkryetari i PS, Taulant Balla, bëri publike ndarjen e posteve në Kuvend për mazhorancën dhe opozitën.

Sipas Ballës, PS do t’i rekomandojë Kuvendit: kryetari i kuvendit do propozohet nga PS, zv.kryetari i Kuvendit nga PS dhe një nga opozita.

“Një ndryshim të madh do të ketë në mënyrën e drejtimit të Kuvendit të ri. PS do të rekomandojë Kuvendit; Kryetari i Kuvendit duhet të propozohet nga PS, zv kryetari nga PS, byroja nga 9 anëtarë, kryetari nga PS dhe një zv/ kryetar nga PS dhe një nga PD. Kryetarët e komisioneve parlamentare 5 pozita dhe 3 opozita. Komisionet për Median, Shëndetësisë dhe Integrimin do të propozojmë që t’i drejtojë opozita”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Byroja e Kuvendit: Kryetari nga PS, një nënkryetar nga PS dhe një nga opozita
Konferenca e kryetarëve: 5 Pozita dhe 3 opozita
Këshilli i Rregullores: 5 me 5
Këshilli për Legjislacionin: 5 me 5
Komisionet për opozitën
Mediat
Shëndetësia
Integrimi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?