PS-PD apo PS -LSI? Manjani: Vetëm pushtetin të mos shes qeveria

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se gjella mediatike e kësaj vere është nëse do të ketë një qeveri të bazë të gjerë. ”Dmth a do ketë qeveri PS-PD, apo PS -LSI?”,-shkruan Manjani. Qëllimi i kësaj sipas Manjanit është përçarja e opozitës. ”Mediat flasin për bashkëqeverisje me një pjesë të opozitës, si për inat të pjesës tjetër! Sajohen takime dhe biseda, ose vendose histori të së shkuarës në kontekstin e një konspiracioni, për ta bërë sa më të besueshme përrallën”,-shkruan Manjani në facebook.

Postimi i plotë

Përça e sundo!
————-
Gjella mediatike që po ofrohet këtë verë për t’u ngrënë është: Do ketë qeveri me bazë të gjerë apo jo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Dmth a do ketë qeveri PS-PD, apo PS -LSI?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një supë e ndenjur tashmë, që serviret vazhdimisht sa herë që shpërthen një pesimizëm masiv. Sa herë që qeverisë i shpërthejnë skandale dhe askush nuk e di se si ajo bie, lindin teoritë e “konsensusit të madh”.

Mediat flasin për bashkëqeverisje me një pjesë të opozitës, si për inat të pjesës tjetër! Sajohen takime dhe biseda, ose vendose histori të së shkuarës në kontekstin e një konspiracioni, për ta bërë sa më të besueshme përrallën.

Në fund fare arrihet një gjë: mbillet vazhdimisht fara e përçarjes opozitare!

Fiks siç i intereson qeverisë.

Gjumë të ëmbël dhe pushime të mbara!

Qeveria le ta shesë jo vetëm detin, por edhe tokën! Teatrin dhe pronë publike po e po.

Vetëm pushtetin jo!

Sundim të mbarë….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?