FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS replikë të fortë Bashës: Mbylle çadrën për ca poste qeveritare

Partia Socialiste i kthen reston kryedemokratit Lulzim Basha, pas akuzave të artikuluara në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PS replikon fortë me Bashën duke e akuzuar se mbylli çadrën vetëm për ca poste ministrash.

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”,- thuhet në reagimin e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?