PS sërish në test, duhen 84 vota për Magjistratët e rinj
Votimi i ligjit për magjistratët e rinj që u shty për këtë të hënë, do të vërë sërish mazhorancën në test për të arritur në 84 vota. Kujtojmë se në seancën e kaluar, PS nuk arriti të bënte 84 vota, pasi opozita nuk ishte në sallë. Kësisoj votimi u shty për këtë të hënë.
Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se është detyrim i palëve politike për të vazhduar me zbatimin e reformës në drejtësi.
Opozita është shprehur e vendosur për të mos e votuar ligjin për magjistrat e rinj duke hedhur poshtë çdo aludim se ka pasur bisedime mes PS dhe LSI për të siguruar votat e nevojshme.
Megjithatë burime të rezervuara nga kryeministria tregojnë se Edi Rama po punon që ta krijojë numrin 84 sot në sallën e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

