Pse Berisha nuk ndjehet për rrugën Milot-Balldre?

Koncensioni  i miratuar nga qeveria për rrugën Milot-Balldre në vlerën 260 milionë euro ka shkaktuar tërmet në politikën, median dhe shoqërinë shqiptare. Koncensioni do të kalonte pa u vënë re në seancën parlamentare të kësaj të enjte sikur të mos ishte new24 që e investigoi në mënyrë profesioniste dhe e publikoi aferën e madhe ku 1 km autostradë ka çmim 15 milion euro, sa nuk ndodhë kurrësesi në asnjë autustradë në BE apo SHBA. Më pas sulmoi Top Channel dhe më radhë gjithë mediat serioze në vend.

Nuk vonuan dhe dolën PD e LSI në deklarata shtypi për këtë mega aferë të kryeministrit Rama. Nga Laçi hodhi gjithë bateritë Lulzim Basha, duke e quajtur një koncension kriminal dhe premtoi se do zhbëjë sapo të vijë në pushtet.

Sapo plasi skandali, Taulant Balla, shefi i deputetëve socialistë e spostoi me marifet miratimin e këtij koncensioni në parlament për një datë tjetër. Ndërkohë Edi Rama te emision “Open” në TCH e mbrojti hapur koncensionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por publiku dhe komentet në rrjetet sociale po pyesin: Pse po hesht ish-kryeministri Berisha?!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?