FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Pse mbeti jashtë listës Jozefina Topalli”

Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma tha në studion e “Dritare me Rudinën, në Vizion Plus pse u mor vendimi për lënin jashtë listës së PD, të Jozefina Topallit.

“Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96 kur disa prej ish themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite. Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të kishte as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikës shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, – tha Duma.

Duma ka folur më tej edhe për akuzat që Topalli bëri kundër Bashës, në daljen në konferencë për shtyp, së bashku me Arben Imamin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është vendim personal. PD ka individualitet dhe është karakteristike e kësaj partie. Duhet të bëjmë një analizë tjetër për PD. Është një parti e re ,në krahasim me PS dhe është nën kritika. Por për mua rrënjët i ka 100 e ca vjeçare, për sa i përket shtresave sociale”, – tha Duma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?