“Pse nuk e rigjeneron dhe ti PS, apo ke frikë se ta fusin në kthesë’, Rama i kthehet komentuesit
Me publikimin e listave të Partisë Demokrtiake për zgjedhjet e 25 qershorit u vu re se Lulzim Basha la jashtë liste disa nga figurat kryesore të partisë duket futur në lista emra të rinj. Në lidhje me këtë fakt, një ndjekës i shkruan kryeministrit Edi Rama se pse nuk e rigjeneron edhe ai Partinë Socialiste, apo ka frikë dhe jeton me të shkuarën.
Komentuesi: Flet mir kush flet i fundit ndoshta duhet ta rigjenerosh edhe ti PS apo ke frik se mos ta fusin ne kthes me pak fjal je nje frikacamak qe jeton me te shkuaren ?
Replika e Ramës: Hahaha Ermali, kjo e te fundit eshte per te qeshuren dhe ngaterro frikacakun me kacamakun packa se e shoh qe mendjen e paske te veturat dhe qoftet, tamam Republike e Re???

KOHA JONË SONDAZH

