Pse nuk heton SPAK disa kryetarë partish të reja dhe të vogla se si blejnë kohën televizive?

SPAK ka detyra të vështira por edhe patriotike në këto zgjedhje se si i gjejnë partitë politike paratë dhe si justifikojnë lekët që paguajnë për aktivitete apo transmetime live televizive. KQZ ka miratuar fond zyrtar për partitë politike dhe ai kontrollohet, por pikëpyetje të mëdha lindin se ku i gjejnë paratë disa kryetarë partish të reja apo të ashtuquajtura të vogla për aktivitetet elektorale. Si ka mundësi që disa kryetarë partish transmetohen live, pothuaj sa PD apo PS, ndërkohë që kushton transmetimi për mediat radiotelevizive private.

Nuk ka pronarë TV që jep falas aktivitetet e tyre, përveçse me pagesa. A kanë kontrata dhe ku i kanë gjetur paratë. Nëse janë nga anëtarsia e tyre, duhet të listë anëtarsie. Përveç Arlind Qorit që mbetet partia me fukara, kurse të tjerat duken se kanë jo pak euro për fushatë.

Por ka edhe me keq pasi disa parti të vogla flitet se po blejnë votat. SPAK ka njëmijë punë e halle, por edhe këto zgjedhore duhet të kap ata që japin para në dorë. Sepse ka kryetarë partish që flasin kundër korrupsionit por që vetë janë të korruptuar fund e krye.

SHKARKO APP