FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse nuk ka koalicion në zgjedhje? Flasin Spahiu dhe Hafizi

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu thotë në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News, thotë se Partia Socialiste qëllimisht nuk ka krijuar koalicion në mënyrë që të shkohet në zgjedhje me disa parti duke krijuar një sistem plural fiktiv.

Por, deputetja e Libra Mimoza Hafizi thotë se afati i regjistrimit të koalicioneve u dogj, por shton se Libra nuk do të ishte pjesë e asnjë koalicioni nëse do të bëheshin.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu: 43 parti të së majtës në zgjedhjet e fundit nuk janë lejuar nga Partia Socialiste që të jenë në koalicion. Koalicioni i majtë nuk është ndërtuar sepse Partia Socialiste nuk i ka pranuar ato në koalicion sepse nuk mund të hyhet me një koalicion dhe të kishim fletë votimi me një koalicion. Partia Socialiste ka ndërtuar fiktivisht një fletë votimi për të treguar se po marrin pjesë 12 parti. Në zgjedhjet e fundit, FRD-ja ka qenë e 66-ta, AK-ja e 65-ta. Edi Rama po realizon një pluralizëm tërësisht fiktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hafizi: Fakti që nuk ka koalicione është se u dogj data e regjistrimit të koalicioneve. Në qoftë se do të kishte krijim koalicionesh, me siguri një pjesë e partive që sot janë të ndara do të ishin bashkë, kurse Libra e ka thënë që ditën e parë se nuk do të ishte në koalicion me PS-në. Pavarësisht kishte mundësi të krijimit të koalicioneve apo nuk kishte, Libra e ka pasur të deklaruar pozicionin e saj për dy grupimet kryesore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?