FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëndrimi i LSI për Vettingun. Vasili: Jetik për drejtësinë, asgjë nuk mund ta ndalë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se Vettingu është proces jetik për drejtësinë në Shqipëri.

Vasili  shkruan se reforma në drejtësi ka mbështetjen e plotë të LSI-së për të ecur përpara.

Sipas tij, asnjë pengesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim. “Vettingu, është një proces jetik për drejtësinë në Shqipëri. Ne do të japim mbështetjen tonë absolute që ky proces të ecë para, dhe që të mos ketë asnjë pengesë që e ndal atë. Konsensusi politik i 22-23 korrikut për Vettingun është provë e soliditetit juridik e moral të tij”,- shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?