FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qëndrimi zyrtar i PD për votimin e Ruçit

Fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zyra e shtypit ka bërë me dije qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.

Deklarata e plotë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?