Qeveri pa “tepsi”, Rama tregon sms që i nisi Taulant Balla: A të kujtohet ç’kemi hequr…

Gjatë fushatës elektorale kryeministri i vendit Edi Rama kërkonte vota që të mund të qeveriste i vetëm pa LSI-në, e artikulonte shpesh fjalët “timon” për të qeverisur i vetëm e “tepsi” kur bëhej fjalë për aleatët e qeverisjes së katër viteve më parë.

Tani që timonin e ka i vetëm, kryeministri thotë se askush s’ka më pse të ankohet se nuk po i lë dikush tjetër. I ftuar në Top Story ai tregoi edhe një mesazh që i ka nisur sëfundmi Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Taulant Balla më çoi një mesazh, për një fakt, më shkruante: A keni pasur ndonjë ankesë për ndarjen e deputetëve në komisione? A ju kujtohet çfarë kemi hequr në 2013 më tha? U kujtova që kishim pasur shumë probleme. Besoj se këtë radhë kemi mundësi t’i bëjmë gjërat që themi dhe s’kemi mundësi të ankohemi se dikush tjetër s’po na lë”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?