Qeveria e re, Lulzim Basha: Rikthimi në pushtet i elitës komuniste
Menjëherë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrejtin social facebook, kreu i rikonfirmuar i demokratëve, thekson se rikonfirmimi i ish-ministrave Xhafak, Ahmetaj dhe Gjiknuri si ministra të qeverisë “Rama 2”, se ata do të jenë garancia e korrupcionit dhe krimit.
“Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafaj, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin”, shkruan ndër të tjera Basha.
Basha ashpërson më tej reagimin e tji, duke thënë se kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste.
“Tridhjetë vite pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre, nga Edi Rama te Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato, e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse. Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish”, shprehet më tej Basha.
Kreu i Partisë Demokratike thekson se sot, ata që menduan se “takimet me popullin” dhe ballafaqimet me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Ramën të reflektojë, “kuptuan që kjo qeveri nuk do të jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do të punojë kurrë për popullin”.
Ndaj, për Bashën, opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

