Qeveria: Të ”djegurit” nga Vettingu do të ndëshkohen

Të gjithë e kanë menduar se çfarë do të bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kaluan sitën e Vetting-ut. Përgjigjen e ka dhënë sot zv/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu i cili përmes një deklarate për shtyp është shprehur se gjyqtarët dhe prokurorët e “djegur” nga Vetting-u nuk do t’ja hedhin me kaq. Sipas tij, shumë shpejt do të nisë faza ndëshkimore.

Nga ana tjetër, në emër të Ministrisë së Drejtësisë, ai i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa deri në shkarkimin e një gjyqtareje, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë kriminal.

“Herila Çela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot MD i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”,-tha Gogu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, raste të tilla nuk janë as të reja as befasuese por shkaktojnë revoltë e neveri në kushtet kur vendi po reformon drejtësinë e kalbur.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Vetting-u që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemi që të bëjë drejtësi”,-tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?