Qeveria “Rama ll” lë Velipojën, Ahmetaj: Mbledhja shumë produktive
Kryeministri, Edi Rama, ka përmbyllur rreth orës 11:30 të ditës së sotme takimin me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren në Velipojë.
Rama mësohet se është nisur drejt Tiranës, i cili ka qenë dhe i pari që ka lënë hotelin ku ishin akomoduar. Pas tij kanë dalë dhe Ministrat.
I vetmi që ka folur për mediat ka qenë Ministri Ahmetaj duke dhënë këtë koment.
“Mbledhja shumë produktive”
Në fokus të diskutimeve të takimit dyditor në Velipojë ka qenë zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re do ti jepet fund burokracive në zyrat e shtetit.
Edi Rama: Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.
KOHA JONË SONDAZH

