FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria, zyra falas katër ish-­presidentëve

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u japë zyra falas katër ish-presidentëve. Vendimi është marrë në fund dhjetorit të vitit 2014, por u bë publik në Fletoren zyrtare të 21 janarit të këtij viti.

 Propozimi është bërë nga vetë kryeministri. Është fjala për katër apartamente të godinës nr. 57, në bulevardin “Zogu i Parë” të cilat aktualisht përdoren si mjedise pune nga Komisioni i Shërbimit Civil, “për t’u dhënë në përdorim, pa pagesë, si mjedise pune, ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në pikën 1 të VKM­së nr.957.

Këto katër ambiente do t’i hiqen Komisionit të Shërbimit Civil dhe do të kalojnë për Trupin e Shërbimit Diplomatik në Tiranë. Nga kjo VKM, pritet të përfitojnë ish­-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?