Qyetari i ankohet kryeministrit për drejtorin e ALUIZNI-t në Shkodër, Rama: Zgjidhja hallin qytetarit deri nesër në orën 4

Gjatë dëgjesës që Kryeministi po zhvillon në Shkodër , një qytetar i është ankuar Ramës duke i thënë se ALUIZNI i ka dhënë lejen, por i ka tjetërsuar objektin.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori i ALUIZNI-t, i cili fatmirësisht ligjërisht ishte brenda hapësirave të tij ligjore.

Megjithatë Rama i kërkoi që ta zgjidhë çështjen deri nesër në orën 4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?