FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qytetarët thirrje Edi Ramës: Voto vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar!

Një ditë pasi refuzoi paketën e propozuar nga Hoyt Bryan Yee, Edi Ramës po i rrëzohet një nga kollonat e propagandës, të paktën për vitin e fundit; vullneti për të bërë vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

U duk se ky ishte kali i betejës së Partisë Socialiste në fushatën për 18 Qershorin, pa opozitën. Por tani që PD është gati ta votojë Vetingun, sytë janë kthyer nga Edi Rama. Çdo orë që vonohet shton dyshimet se as Rama nuk e do vetingun.

Për këtë arsye, thuajse të gjitha komentet në profilin në Facebook, kanë të bëjnë me thirrjen ndaj kryeministrit që të votojë në parlament vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Përgjigjet e kryeministrit nuk thonë asgjë. Herë një buzëqeshje, herë një premtim se Vetingu do bëhet e herë shprehje që i japin kohë si ajo që: Dardha e ka bishtin mbrapa!.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?