FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Radiki grek, Aleksis Tsipras, më 18 dhjetor viziton Shqipërinë

Burime diplomatike thanë për ResPublica se kreu i të Majtës Radikale (Syriza) do të zhvillojë në Tiranë takime të nivelit të lartë, ku do të diskutohen marrëdhëniet shqiptaro-greke, por edhe situata në rajon.

Dy vizitat e fundit të presidentit Papulias dhe ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos duket se nuk i kanë zbutur qëndrimet e palës shqiptare lidhur me çështjen e kufirit detar, temë që po mban peng marërdhëniet mes dy vendeve.

Kësaj vizite do t’i paraprijë ardhja në Tiranë e  ministrit grek të Arsimit, Çështjeve Fetare, Kulturës dhe Sportit, Andreas Loverdos më 19 nëntor, i cili do të diskutojë me ministren Nikolla çështjen e teksteve shkollore të historisë dhe gjeografisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?