FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ralf Gjoni jep dorëheqjen si sekretar Ndërkombëtar i LSI, ja kush do ta zëvendësojë

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti që mbante prej 5 vitesh. Me një shënim në Facebook, ka qenë vetë Gjoni që e ka bërë të ditur këtë vendim.

Ja çfarë shkruan Ralf Gjoni në Facebook:

Ju bëj me dije se sot i kam paraqitur Kryetares së LSI znj. Monika Kryemadhi, dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një hap i natyrshëm, i vonuar dhe që synon kalimin e këtij sektori të rëndësishëm në duart e një brezi tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam patur kënaqësinë ta mbaj këtë detyrë dhe përgjegjësi që prej shkurtit të vitit 2012 dhe sot pas 5 vjetësh ndjehem krenar për atë ç’ka kemi arritur në drejtim të vendosjes së një standardi koherent, profesional dhe evropian të praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me forcat e tjera politike në vend.

I kam uruar njëkohësisht suksese znj. Kejdi Mehmetaj, e cila në cilësinë e Nënkryetares së LSI merr stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë, si dhe kam uruar znj. Kryemadhi për drejtimin e mëtejshëm të LSI-së, duke i dëshiruar sukses në reformimin e ridimensionimin e LSI-së në përballje me sfidat e ardhshme politike në Shqipëri.

Dua të falënderoj të gjithë kolegët e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorë e punonjës të institucioneve të huaja, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, veçanërisht në Grupin Socialdemokrat, të gjithë kolegët e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe patjetër kolegët e dashur amerikanë të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera në Washington DC – për bashkëpunimin e ngushtë, të sinqertë e profesional që kemi patur gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e nderuar të medias, të cilët kanë qenë gjithnjë të gatshëm të pasqyrojnë angazhimet dhe aktivitetet tona.

Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten fusha ime e preferuar politike, ndërkohë që unë personalisht mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë miqtë virtualë që nuk rreshtin kurrë së ndjekuri angazhimin tim politik…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?