Ralf Gjoni thoshte se do e digjte mandatin po të ishte deputet (VIDEO)
Kandidati nga lista e LSI-së për Tiranën, Ralf Gjoni, u betua ditën e djeshme si deputet i parlamentit, paçka se para pak muajsh ai deklaronte të kundërtën. Kur ishte i ftuar në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ku po diskutohej për situatën politike në vend, Gjoni deklaroi se po të ishte deputet i PD-së apo LSI-së, do e kishte djegur mandatin, akt që u ndërmor nga deputetët e opozitës rreth një muaj më vonë. Tashmë kandidati që betohej për djegie mandati, dje u betua si deputet.
KOHA JONË SONDAZH

