‘Rama 2’/ Panariti: Kirurgu e ‘përfundoi’ operacionin, por pacienti vdiq
Ministri i Bujqërisë , Edmond Panaritit, e ka cilësuar një masakër atë që pritet ti bëhet ministrisë që drejtohej prej tij. Me anë të një postimi në Facebook, ish-ministri i Bujqësisë e ka cilësuar vendimin e Ramës për ristrukturimin e kësaj ministrie si penalizues por dhe paralizues për të ardhmen e sektorit të bujqësisë në vend.
Ish ministri i LSI-së shprehet se me këtë ristrukturim, Ministria e Bujqësisë që do të drejtojë Niko Peleshi do të jetë pa “gjymtyrë” dhe do të paralizojë shërbimet që i ofrohen fermerëve e agrobiznesit shqiptar
Ja çfarë shkruan Panariti:
Nje Ministri e Bujqesise , pa gjymtyre, pa mision dhe vizion eshte ajo cka mbetet pas “zhdukjes” se pakuptimte te Drejtorive te Bujqesise dhe Bordeve te ujitjes dhe kullimit ne qarqe , pas asgjesimit me nje te rene lapsi te sherbimit qendror veterinar, sherbimit te statistikave bujqesore, mbrojtjes se bimeve, sherbimit te ndihmes dhe keshillimit te fermereve. Kjo “masaker” strukturore e papare, mjerisht u gatua “ex catedra,” pa pyetur fermeret, specialistet, profesoret dhe kerkuesit universitare te fushes , pa marre parasysh projektet e mbeshtetjes nga BE dhe donatoret te cilet vepronin dhe veprojne mbi kete shtrat institucional. Ajo qe pritet te ndodhe eshte paraliza e sherbimeve ndaj fermereve dhe Agrobiznesit, por me e renda dhe e paevitueshme eshte lenia e bujqesise blegtorise teresisht te pambrojtura ndaj semundjeve, infeksioneve dhe kercenimeve te motit. Bujqesia rrezikon te rreshqase ne kaos dhe pasiguri. Kirurgu e “perfundoi” operacionin por pacienti mjerisht vdiq.
KOHA JONË SONDAZH

