Rama: Ajo që ndodhi pas 29 Nëntorit 1944, ishte krim

Rama dënoi atë që ndodhi pas lufte. Duke iu referuar regjimit komunist, Rama e cilësoi atë si krimin e pasluftës, ndërsa kryeparlamentari si aksiodent dhe dramë historike. Por të dy e distancuan luftën çlirimtare nga paslufta.

“Lufta e Dytë Botërore e arriti Shqiprtinë para fillesës së saj zyrare, shqiptarët u përfshinë në luftën e madhe, një pjesë në frontin e LANC, një pjesë mbijetuan me vështirësi në kushtet e luftës dhe një pakicë u regjistrua në anën e gabuar të histories.

Ky spektër gjithsesi jo njëngjyrësh nuk i dalloi shqiptarët nga asnjë vend tjetër i kontinentit. Shqiptarët në shumicë u pozicionuan në anën e duhur të historisë, shqiptarët pa dallim ideje krahine dhe feje u bashkuan në LANC. Përulemi me respekt para kësaj sacrifice, na dhanë të drejtë të bashkohemi me vendet e Evropës së lire, në momentet kur u ndanë fitimtarët e të humburit.

Me madhështinë e padiskutueshme të asaj lufte dhe paslufta u shoqëruan me pasoja të rënda anësore. Udhëheqësit i shtuan objektivit të luftës që ishte çlirimi edhe objektiva të tjerë si marrja e pushtetit politik.

Ky ishte ai moment që rëndon edhe sot e gjithë ditën, nxit përpjekjet për të tentuar të kompromentojë vetë luftën, këto janë përpjekje të dëshpëruara që s’kanë lidhje me luftën për çlirim. Këto përpjekje ushqejnë dasi mes shqiptarëve”, tha Rama.

Në vijim  Rama u shpreh se “ajo që shoqëroi pasluftën në Shqipëri përbën një krim që e shoqëroi Shqipërinë për dekada me radhë. Por mëkatet që e shoqëruan Shqipërinë pas lufte, nuk hedhin poshtë atë që ndodhi në Shqipëri gjatë luftës”.

“Ky ishte destinacioni historik i pasluftës, Shqipëria nuk përbën rast unikal, është pjesë e gjysmës që shkoi në drejtim të gabuar pasi qendroi gjatë luftës në anën e duhur të histories”, theksoi ai.

SHKARKO APP