Rama anulon urdhin e ministrit të PD-së: Dorëheqjet nuk refuzohen

Kryeministri Edi Rama anulon urdhin që ministrit të Drejtësisë dhe deklaron: Dorëheqjet nuk mund të refuzohen.

Një vendim i tillë u mor pak orë pas ministri  Gazment Bardhi bëri publik vendimin e ndërmjetëm për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së 14 regjistruesve të ZVRPP-ve.

Përmes një njoftimi zyra e Kryeministrit informon se shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e ministrit Gazment Bardhit , “duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministria thotë se hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë’

Në njoftim shefi i qeverisë i kujton Bardhit se asnjë ministër, qoftë politik a teknik qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod.

“Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?