Rama: Arkitekti i Teatrit po realizon projektin e shekullit në New York

Pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur paralajmërimeve të pak ditëve më parë ndaj arkitektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels. Basha u shpreh se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që t’i përgjigjet sot duke marrë shkas nga fakti që New York-u ka zgjedhur arkitektin danez, Bjarke Ingels për projektin e transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

”Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar, Bjarke Ingels, po realizon projektin e shekullit në New York, transformimin e vijës ujore të kryeqytetit të botës në një digë të gjelbër për mbrojtjen nga dallgët e larta… ndërsa në Shqipëri Lulzim Basha betohet ta shpallë persona Non Grata”,-thotë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?