Rama, Balluku e Kumbaro në Azerbajxhan

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme kanë zhvilluar një vizitë në Azerbajxhan.

Ministrja Belinda Balluku përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije 3 pikat kyçe të diskutuara me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Gjatë vizitës zytare në takim me Presidentin Aliev, Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov.

Swiss Digital Desktop Reklama

– hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku

Swiss Digital Mobile Reklama

– Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën

– Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës, ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes“, shkruan Balluku.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?