FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama batuta në kongresin e peshëngritjes: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurse as batutat, duke thënë se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”, tha Rama.

Me tej në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh: “Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe peshëngritësi me origjinë shqiptare, Piro Dhima, për të cilin Rama nuk i kurseu lëvdatat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi takuar në një kohë kur nuk ishit president. Shqipëria ju solli fat, ashtu sikurse i solli edhe mikut të dashur Piro Dhima, i cili shkëlqeu si një yll i vërtetë dhe tani po i ndihmon Amerikën që të shkëlqejë. Për herë të parë Amerika mori një medalje falë Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?